Mbështetje e skemave kombëtare nga qeveria, të rinjtë investojnë në vendlindje(VIDEO)

Familjarë dhe të rinj po kthehen nga emigracioni për të investuar në vendlindjet e tyre. Nga skemat kombëtare që ofron qeveria shqiptare disa fermerë po dyfishojnë investimet e tyre duke e kthyer vëmendjen në zhvillimin e turizmit të zonës.
Dashnor Veliaj nga Memaliaj, pak vite pasi u kthye nga emigracioni, vendosi të investojë në fshatin e tij të lindjes, për ngritjen e një ferme për mbarështimin e dhive të racës autoktone. E nisi aktivitetin me 300 krerë dhi, por sot pas 2 vitesh, falë edhe mbështetjes nga Skema Kombëtare ka 500 krerë dhi dhe prodhon mish, qumësht e produkte të bulmetit.
Veliaj thotë se blegtoria është traditë e zonës tonë dhe potencial për rritje e ekonomisë së zonës tonë. Ndërkohë në fermën e tij ka punësuar disa barinj të zonës ndërsa me fermën janë të angazhuar edhe bashkëshortja e tij dhe djali që synon në të ardhmen të studioj për veterinari me qëllim që të punësohet në fermën e tij.
Veliaj thotë se synimi i këtij investim është të kthehet në një oaz për punësimin e banorëve të zonës, prodhimin bio, mjaft të kërkuar nga tregu e deri në eksporte, dhe zhvillimin e turizmit në këtë zonë përmes pikës agroturistike.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




