Mbi 15,000 mjekë rusë, punonjës shëndetësorë, letër të hapur presidentit Putin: Ndërprit luftën!

Botë | 5 vite më parë

Mbi 15,000 mjekë rusë dhe punonjës të tjerë shëndetësorë, i kanë dërguar një letër të hapur presidentit Vladimir Putin, duke i kërkuar atij të ndalojë armiqësitë kundër Ukrainës.

Në dokumentin e botuar në British Medical Journal, ata pretendojnë se “kundërshtojnë fuqishëm veprimet ushtarake të kryera nga forcat e armatosura ruse në territorin e Ukrainës” dhe i kërkojnë presidentit të tyre të tërheqë trupat.

“Misioni ynë është të shpëtojmë jetë – vazhdojnë ata -. Në këtë moment të vështirë për të dy vendet, ne kërkojmë një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive. Jeta e njerëzve nuk ka çmim”. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme