Mbi 180 mijë mjete u paraqitën për kontroll teknik në qershor-nëntor

Mbi 180 mijë mjete janë paraqitur për të kryer kontrollin teknik, nga të cilat rreth 27.9 % janë refuzuar duke u dërguar për riparime, shërbime, montim pjesësh përgjatë periudhës qershor-nëntor 2021.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se, nga data 31 maj deri në fund të nëntorit, janë paraqitur për testim mbi kontrollin teknik 180,816 mjete, nga të cilat 69.6 % automjete, 19.2 % kamionë, 5.7 % motomjete, 3.1 % autobusë, 2.3 % rimorkio dhe 0.4 % mjete ndërtim/punë toke.
“Rrugë e qytete më të pastra dhe më të sigurta, sepse mjetet e rrezikshme për jetën e drejtuesve të mjeteve, por edhe të pasagjerëve e përdoruesve të tjerë të rrugës nuk e kalojnë dot më testin e kontrollit teknik”, bën të ditur DPSHTRR.
DPSHTRR u bën thirrje qytetarëve të riparojnë në afat ligjor mjetet e tyre dhe ti kontrollojnë ato para se të dalin në rrugë, pasi Kodi Rrugor i bën ata përgjegjës nëse dalin në qarkullim me mjet me mangësi teknike ose funksionale.
DPSHTRR kujton se për këtë ka edhe penalizime që janë masa, gjoba, pezullim licencash dhe deri në nxjerrje të përhershme të mjetit nga qarkullimi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




