Mbi 3600 fëmijë të lindur jashtë janë regjistruar në vendin amë, kanë përfituar bonusin e bebes

Më shumë se 3600 fëmijë të lindur jashtë vendit, por të regjistruar në vendin amë gjatë këtij viti, kanë përfituar bonusin e bebes. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila thekson se, “40,000 lekë për fëmijën e parë, 80 000 për fëmijën e dytë dhe 120 000 lekë për fëmijën e tretë, njëlloj si çdo i fëmijë që ka lindur në spitalet publike ose jopublike në vend”.
Kur bebet janë binjakë ata përfitojnë nga 80 000 lekë të dy, ndërsa kur janë trinjakë përftojnë nga 120 000 lekë secili.
Bonusi i bebes, është një politikë e re sociale që po zbatohet nga qeveria prej 1 janarit 2019 dhe mbështet familjet e reja pavarësisht statusit social-ekonomik.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



