“Mbi 5 mijë shqiptarë të larguar në 6 muaj”, Tabaku: Qeveria nuk u jep shpresë

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka shprehur shqetësimin për largimin e shqiptarëve nga vendi. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Tabaku shkruan se në 6-muaj, janë larguar nga Shqipëria më shumë se 5 mijë qytetarë dhe kjo sipas saj lidhet me faktin se qeveria nuk u jep shpresë.
“Mbi 5000 mijë shqiptarë janë larguar vetëm këtë 6 mujor. Po ikin nga sytë këmbët megjithëse nuk jemi në luftë civile apo konflikt i armatosur. Po ikin pa kthyer kokën pas. Pse? Shqiptarët ikin sepse qeveria në rradhë të parë, ky parlament së dyti e politika në përgjithësi nuk ofron e nuk jep shpresë! E kemi kthyer shpresën në një rreng që na kthen pas në kohë, të njëjtat emra, të njëjtat premtime, e njëjta fabul! Shqiptarët nuk janë budallenj!”, shkruan Tabaku.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




