Mbi 88 mijë familje përfituan bonusin e bebes, Kryeministri Rama: Në 5 muajt e parë të vitit janë bërë 15 837 lindje

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të marte fokusin e ka pasur te lindshmëria përgjatë muajve të parë të vitit 2021.
Kreu i qevrrisë përmes një postimi në rrjetin social në Facebook shkruan se vetëm 5 muajt e parë të vitit kanë lindur 15 837 fëmijë të cilët kanë përfituar banusin e bebes.
Ndër të tjera ai i rikthehet dhe ripërsërit faktin në lidhje me bonusin që marrin prindërit pas lindjes që nis me 40 000 lekë për vëmijën e parë, dyfishohet te i dyti dhe tek i treti familja merr 120 000 lekë.
“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e bukur se 15,837 fëmijë të lindur në pesë muajt e parë të vitit, kanë përfituar bonusin e bebes, e me kënaqësinë që deri tani kemi mbështetur mbi 88 mijë familje me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, ju uroj një ditë të qetë”, shkruan Kryeministri Rama.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




