Mbi 9 mijë aplikime për Paketën e Maleve, qeveria shton fondet për infrastrukturë dhe digjitalizim në nivel vendor
Granti i performancës, digjitalizimi si dhe rritja e kapaciteteve në nivel vendor, ishin këto çështjet kryesore ku u ndal në komunikimin me media Ministri për Qeverisjen Vendore. Gjithashtu, Demo bëri të ditur se janë parashikuar fondet shtesë për investimet në infrastrukture.
“65 milionë euro financim shtesë, ku më shumë se gjysma e tij është përqendruar tashmë në infrastrukturën lokale. 30 milion euro tashmë do të jenë të fokusuara në fuqizimin e kapaciteteve vendore për sa i përket logjistikës”, u shpreh Demo.
Në lidhje me Paketën e Maleve, Demo bëri të ditur se mbi 50 bashki tashmë kanë miratuar zonat prioritare dhe janë mbi 9000 aplikime në territor.
“Kemi bashkitë e para ku katër katër prej tyre tashmë kanë miratuar fituesit ose ata të cilët janë vlerësuar në bazë të aplikimit dhe tashmë kanë marrë vendimin e këshillit bashkiak”, tha ai.
Demo foli edhe për masat në parandalimin e zjarreve për shkak të temperaturave të larta.
“Shumë shpejt do dalim me një paketë edhe mbështetëse për të gjithë ata të cilët janë në linjën e parë të përgjigjes. Atë bonus që shpeshherë e japim të gjithë zjarrëfikësve në fund të sezonit të zjarreve. Në fakt qeveria do dali shumë shpejt me një propozim që ky bonus të shpërndahet në fillim të sezonit brenda muajit korrik”, theksoi ministri.
Demo bëri gjithashtu të ditur se qeveria ka gati një program financimi prej 10 milion eurosh i cili synon përmirësimin e transportit urban.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




