Mbledhja e 8-të e dy qeverive, 10 ministrat e Ramës nisen me furgon drejt Prishtinës

Politikë | 4 vite më parë

Ministrat e kabinetit qeveritar janë nisur drejt Prishtinës me furgon për mbledhjen e 8-të të përbashkët të dy qeverive Shqipëri-Kosovë që do të nisë në orën 11:15. Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve Milva Ekonomi ka publikuar në rrjetin social Facebook një foto ku shihen Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, Ministrja e Arsimit Evis Kushi, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, Ministrja e Kulturës Elva Margariti, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi.

“Rrugës për në Prishtinë… Mbledhja e 8-të e dy qeverive!”, shkruan Ekonomi.

Axhenda:

Ceremonia zyrtare e pritjes

11.15 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive Kosovë-Shqipëri

Fjalë e z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Fjalë e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim

12.20 – Prezantimi nga z. Eric SMIT, Drejtor i “Royal Haskoning DHV”

Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i thatë në Kosovë.

12.30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

12.45 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave

18.00 – Promovimi i librit “Përplasja e Madhe” të Enver Hoxhaj

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme