Mbledhja e grupit parlamentar demokrat, Agalliu dhe Açka: Mbështesim kandidatët me logon e PD

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari i PD Enkelejd Alibeaj ka mbledhur këtë të premte (31 mars) grupin parlamentar demokrat. Në një deklaratë për media, deputeti Arbi Agalliu ka deklaruar se do mbështesin kandidatët që janë me logon e PD, ndërsa theksoi se opozita do përqendrohet në luftën kundër qeverisë dhe bashkive aktuale.

“Do mbështesim këdo të djathtë, por ju bëj thirrje në pjesën më të logjikshme të kësaj situate do duhet të japim çdo luftë, çdo përpjekje do % kundër kësaj qeverie dhe bashkive aktuale. Kemi nxjerrë logon e PD duke u dhënë mundësi votimin e së djathtës. Kandidati i Vlorës është i lirë të mbajë qëndrimet e tij dhe shpresoj të votojnë atë parti nga e cila kanë dalë”, tha Agalliu.

Në të njëjtën linjë me Agalliun ka qenë dhe deputetja Flutura Açka, e cila shprehu mbështetjen e saj për të gjithë kandidatët që garojnë nën logon zyrtare të PD, duke dhënë mesazhin e qartë se nuk mbështet koalicionin “Bashkë Fitojmë” të Sali Berishës dhe Ilir Metën.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme