Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Kurti: Suksesin ta krahasojmë me botën dhe jo me njëri-tjetrin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar pas zhvillimit të mbledhjes së përbashkët të qeverive të të dy vendeve, Shqipërisë dhe Kosovës.
Me një postim në Twitter, Kurti shkruan se në këtë mbledhje u vlerësua progresi i arritur si dhe po ashtu u nënshkruan një sërë marrëveshjesh të reja në fushën e arsimit, shëndetësisë, energjisë, etj..
Megjithatë, Kurti thekson se suksesi nuk duhet matur me njëri-tjetrin, por duke u krahasuar me botën, teksa shton se mes dy vendeve ka nevojë për më shumë unitet dhe përafrim në çështje rajonale dhe të jashtme.
“Sot mbajtëm mbledhjen e 8-të të përbashkët të qeverisë me Shqipërinë për të vlerësuar progresin që kemi arritur dhe për të nënshkruar marrëveshje të reja në fushën e arsimit, shëndetësisë, rinisë, energjisë, transportit, bujqësisë, si dhe heqjen e kufizimeve kufitare. Shqiptarët sot jetojnë më mirë se kurrë. Por ne nuk duhet ta masim suksesin tonë me njëri-tjetrin, por të krahasojmë me botën. Ne kemi nevojë për më shumë unitet dhe përafrim në çështjet rajonale dhe të jashtme. Nuk ka dyshim se historia do të na gjykojë se si e përdorim këtë mundësi historike”, shkruan Kurti.
Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e 8-të e përbashkët qeveritare Shqipëri-Kosovë, ku i firmosën 19 marrëveshje.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




