Mblidhet Grupi Parlamentar i PD, Berisha: Zhvillimi i protestave, mënyra e vetme për të larguar Ramën

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari i Partisë Demokratike, zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, Sali Berisha ka mbledhur këtë të enjte Grupin Parlamentar ku nuk ka lënë pa përmendur sërish çështjen “McGonigal”. Berisha i është drejtuar qytetareve të marrin pjesë në protestën e thirrur prej tij, si e vetmja mënyrë për të rrëzuar poshtë qeverinë Rama.

Teksa e konsideron kryeministrin një armik të vendit, pas çështjes më të komentuar në politikën shqiptare atë të “McGonigal”, Berisha shprehet se vendi ndjehet i turpëruar me aktin kreut të qeverisë. 

PD e Sali Berishës po bën gati kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për zbardhjen e lidhjes së Kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e arrestuar të FBI-së, Charles McGonigal. Kërkesa do të dorëzohet në Kuvend. Berisha tha se Komisioni Hetimor do bëjë gjithçka për të zbardhur sipas tij çdo detaj nga veprimtaria kriminale e Ramës.

“Ajo çka ndodhi dy ditë me radhë dëshmon se mazhoranca e krimit, e drogës, apo të them kupola e krimit dhe drogës, pasi unë nuk mundem kurrsesi t’i barazojë deputetët socialistë që janë aty të tipit: Taulant Balla, Edi Rama, Damian Gjiknuri, etj., nuk mund të krahasohen, ata janë të ngërthyer prej tyre, por përsëri, përderisa nënshtrohen, derisa nuk ngrihen, edhe kur kryetari i tyre fshihet prej tyre, para shqiptarëve, fshihet nga të gjithë pothuajsë, përvçse doli në aktin mafioz dhe kriminal të Portit të Durrësit. Pra, të gjitha këto janë dëshmi se parlamenti dhe Shqipëria e kanë nevojë jetike këtë betejë për përmbysjen e Edi Ramës. Edi Rama sot politikisht është absolutisht thjesht një kalbësirë që nuk duhet në asnjë mënyrë të ketë vend në hapësirën e NATO-s si përfaqësues i popullit shqiptar.

Akti i tij i korruptimit të njërit prej zyrtarëve më të rëndësishëm në fushën e sigurisë të SHBA-ve përbën një armik të adh kryesor ndaj vendit të madh të lirisë që ne i detyrohemi më shumë se çdo vendi tjetër. Përbën një akt armiqësor nga NATO-s, po të kemi parasysh rëndësinë e SHBA-ve, si vend udhëheqës të aleancës të Atlantikut të Veriut. Përbën një akt turpërimi për çdo shqiptar. Do të ishte dhe është në nderin dhe dinjtitetin e mbarë qytetarëve shqiptarë që t’i japin duart një minutë e parë, në mënyrë që t’i çojnë mesazhin e duhur kombit të madh amerikan, kombeve të vendeve të lira. Se vërtetë një kryeministër monstër, demon i pushtetit, që i lejoi vetes një akt të paimagjinueshëm, në vend që të kontribuonte që në javët e para për karrigen dhe pushtetin e tij. T’i themi se shqiptarët nuk mund ta pranojnë këtë kryeministër. Se e dënojnë me të njëjtën forcë siç e dënoni ju vetë.

Ne kemi thirrur më 11 shkurt protestën më të madhe të vendit, ju nuk mund të dështoni në rrëzimin e Ramës nga pushteti. Ai nuk jep dorëheqje dhe nuk njeh gjuhë tjetër veç frikës, dhe ju duhet dhe do dëshmoni se, ose dorëheqjen ose do përballet me probleme shumë madhore”, tha Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, është përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi për shkak se zuri foltoren,seancën e kaluar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme