Mbrojtja ajrore ukrainase rrëzon 35 raketa dhe 46 dronë rusë

Mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi 35 raketa balistike dhe 46 dronë kamikaze ruse, njoftuan Forcat Ajrore të Ukrainës në Telegram.
Forcat ruse lëshuan gjithsej 53 raketa të llojeve të ndryshme dhe 47 mjete ajrore pa pilot tip ”Shahed-131/136”.
”Pushtuesit rusë filluan një sulm të fuqishëm në infrastrukturën kritike në rajone të ndryshme të Ukrainës duke përdorur raketa balistike, detare dhe tokësore si dhe drone të tipit ‘Shahed”, tha gjenerallejtënant Mykola Oleshchuk, komandant i Forcave Ajrore të Ukrainës.
Oleshchuk specifikoi se “35 raketa tip ‘Kh-101/Kh-555’ u lëshuan nga bombarduesit strategjikë tip ‘Tu-95MS’, nga rajoni rus i Saratovit dhe nga hapësira ajrore mbi detin Kaspik”.
”Katër raketa balistike tip ‘Iskander-M’ nga Krimeja, një raketë balistike tip ‘Iskander-K’ nga Krimeja, 10 raketa balistike tip ‘Kalibr’, nga pjesa verilindore e Detit të Zi, tre raketa të drejtuara tip ‘Kh-59/Kh-69’ nga hapësira ajrore e rajonit të pushtuar dhe 47 sulme njëkahëshe me dronë të tipit ‘Shahed-131/136’, nga zona e Prymorsk-Akhtarskut në Rusi”, shtoi ai.
”Nga këto, 81 objektiva ajrore u rrëzuan, përfshirë 30 raketa ‘Kh-101/Kh-555’, katër raketa ‘Kalibr’, një raketë ‘Iskander-K’ dhe 46 dronë sulmues të tipit ‘Shahed-131/136”, përfundoi ai.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



