Mbrojtja Civile, sot alarm i kuq në një pjesë të Emilia-Romagna-s

Botë | 3 vite më parë

Në një deklaratë të lëshuar dje, Mbrojtja Civile konfirmoi alarmin e kuq për ditën e sotme, 20 maj , në një pjesë të madhe të Emilia Romagna.

Numri i përgjithshëm i viktimave për shkak të motit të keq në Emilia-Romagna është rritur në 14, ndërsa numri i personave të zhvendosur ka arritur në 15,000.

Në veçanti rreziku më i madh ndjehet në fushën Bolognese të Reno-s dhe degëve të tij, kodrat e Bolonjës, bregdetin Romagna.

Nën alarm portokalli janë Ferrara, fushat e Secchia dhe Panaro të Modenës, kodrat e Bolonjës, Romagna-s gjithashtu edhe sektorët e Piemontes, Lombardisë, një pjesë e Kalabrisë dhe Siçilisë.

Alarmi i verdhë u vlerësua në Sardenjë, Kampani, Bazilikatë, Abruzzo, Molise dhe një pjesë të Kalabrisë, Siçilisë, Emilia-Romagna, Piemonte dhe Valle d’Aosta.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme