Mbrojtja, sulmet kibernetike dhe reforma demokratike/ Blinken takim me Xhaçkën: SHBA krah Shqipërisë

Politikë | 4 vite më parë

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken ka zhvilluar një takim me Ministren e Jashtme Olta Xhaçka. Në një postim në Twitter Blinken bën të ditur se gjatë takimit diskutuan prioritetet e përbashkëta në reformën demokratike, mbrojtjen, përfshirë atë kibernetike, ndryshimet klimatike dhe tregtinë.

Blinken thekson se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah Shqipërisë.

“Kënaqësi që takohem me miken time, Olta Xhacka dhe të festojmë një Dialog Strategjik të suksesshëm SHBA-Shqipëri. Ne diskutuam për prioritetet e përbashkëta në reformën demokratike, mbrojtjen, duke përfshirë mbrojtjen kibernetike, ndryshimet klimatike dhe tregtinë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me Shqipërinë, një aleate prej kohësh”, shkruan Blinken.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme