Mbyllen primaret, kush janë kandidatët e Berishës që do të kandidojnë në zgjedhjet e 6 marsit

Grupi i Rithemelimit i ngritur me lëvizjen e ish-kryeministrit Sali Berisha zhvilloi këtë të diel zgjedhjet për kandidatët që do të paraqesë në zgjedhjet e pjesshme vendore më 6 mars. Pas orës 18:00 të kësaj të diele, komisionet bënë numërimin e fletëve që gjatë gjithë ditës u votuan nga anëtarët e partisë demokratike në 6 bashki.
Grupi i Rithemelimit do të përfaqësohet në Durrës me Ardian Mukan. Muka ka arritur të sigurojë 1546 vota, përballë 373 votave të kandidates tjetër, Silvja Gjepali.
Kandidati i Grupit të Rithemelimit në Shkodër për zgjedhjet e 6 marsit do të jetë Bardh Spahia.
Ndërsa në Dibër, “primaret” brenda demokratëve i fitoi, Premtim Kryemadhi, i cili mori 424 vota duke u shpallur dhe kandidati fitues për të garuar në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.
Hekuran Xhani me 211 vota është shpallur fitues i “primareve” dhe do të jetë kandidati që Grupi Rithemelimit do të kandidojë në garën për bashkinë e Rrogozhinës. Në Bashkinë e Vorës do të jetë Lulzim Vrana, kandidat i cili u shpall fitues i “primareve” me e 277 vota.
Në mbyllje të “primareve” që u zhvilluan këtë të diel , demokratët në Lushnje votuan për Elton Banon, i cili doli fitues përballë 3 kandidatëve të tjerë. /rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




