Mbyllet Komisioni Hetimor për Inceneratorët, nuk votohet zgjatja e planit të hetimit

Politikë | 5 vite më parë

Komisioni Hetimor Parlamentar për Inceneratorët është mbyllur, ndërsa maxhoranca ka votuar kundër planit të hetimit, për rrjedhojë edhe kundër shtyrjes së afatit të punës së Komisionit. Në një deklaratë për mediat deputetja Tabaku tha se “PD do të vijojë ta denoncojë këtë aferë”. “PD prezantoi një plan hetimi. Kërkoi të zbatohej rregullorja. Ne kemi shumë info që kanë ardhur në rrugë jo zyrtare. Ky komision hetimor ka një fitore të vogël, arrestimi Lefter Kokës, që erdhi pas padisë së PD. Unë besoj se në zbatim të rregullores, PS duhej të na lejonte të shtyhej afati. Kjo e drejtë nuk u lejua. Nëse në fillim të këtij komisioni ne flisnim për akuza, sot flasim për korrupsion, grup të strukturuar kriminal. PD është e vendosur ta vazhdojë denoncimin kësaj afere, të bëjë publikojë çdo informacion, deri kur personi i fundit i përfshirë në aferë, që për mendimin tonë është Edi Rama, të shkojë përpara drejtësisë”, tha Tabaku. 

Sipas, zv.kryetares Ermonela Felaj, hetimet duhet të mbyllen më datë 28 janar, ndërsa i bëri thirrje opozitës se kanë vetëm 8 ditë kohë për të përfunduar hetimin. Felaj i ftoi përfaqësuesit e opozitës që ditën e nesërme të shkojnë në Inceneratorët e Sharrës, Fierit dhe Elbasanit, që të bëjnë inspektimet e nevojshme.

“Hetimet të përmbyllen deri më datë 28, dhe me datë 28 ju paraqisni raportin tuaj dhe ne raportin tonë. Kemi diskutuar shumë herë për punën e këtij komisioni dhe kemi rënë dakord që 3 ishin momentet kryesore, të mblidheshin të dhënat, të shkohej në vendet ku mblidhen këtë mbetje, dhe pastaj të pyesim dëshmitarët. Ne këtu nuk kemi pasur asnjë kundërshtim. Prandaj po them sa nuk është vonë të kryejmë veprimet. Propozoj që nesër të jemi në tre vendet ku janë ngritur impiantet. Ta nisim që në mëngjes, në 10 të jemi të landfilli i Tiranës, pastaj të shohim inceneratorin e Fierit, të shohim ekziston dhe a punon, dhe të kuptojmë që në vitin 2014 situata e plehrave në bashkinë e Fierit ishte bërë aq alarmante saqë fusha ku mblidheshin plehrat kishe arritur lartësinë 9m. Pasi të mbarojmë Fierin, të kthehemi në Elbasan. Duke filluar nga dita e premte deri javën që vjen para datës 28, keni kohë sa të doni. Të premten në orën 9 ti pyesim të gjithë dëshmitarët. Nuk ka një rast të vetëm ku shtyrjet i kemi kërkuar ne. Keni 8 ditë në dispozicion, ndërkohë që në dy muaj keni shfrytëzuar 5 ditë për të zhvilluar mbledhje. Kam biseduar me Tabakun që ditën e djeshme”, tha Felaj.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme