Mbyllet nata e parë e Fest 62, një mbrëmje plot emocione, muzikë të përzgjedhur dhe batuta

Fest 62 ka ulur siparin e natës së parë të këngës, mes emocionesh, performancash artistike, humorit, si dhe kolorit magjik të zërit të Umberto Tozzit.
Këngëtari i njohur italian krijoi një atmosferë ekzaltuese jo vetëm mes spektatorëve që kishin mbushur sallën e Pallatit të Kongreseve, por edhe të ekraneve televizive në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Një spektakël që kishte gjithçka, zëra të bukur, kompozime origjinale, orkestracione mjaft të spikatura, skenografi dhe regji skenike e cila nxori në pah akoma më shumë vlerat e këtij spektakli.
Minutat kalonin shpejt, por emocionet zgjasnin jo vetëm në performancat skenike, por edhe në Radio Tirana, ku të gjithë protagonistët rrëfyen me sinqeritet gjithçka ato ndien gjatë interpretimit, por edhe pas kuintave me ethet e pritjes.
Kjo natë ngjiti në skenë 16 këngëtarë, përkatësisht: Stivi Ushe; Besa Kokëdhima; Mal Retkoceri; Eldis Arrnjeti; Shpat Deda; Jehona Ponari; Peter Pan Quartet; Festina Mejzini; Kastro Zizo; Luan Durmishi; Melodajn Mancaku; Olsi Ballta; Andi Tanko; Sergio Hajdini; Santino De Bartolo; Olimpia Smajlaj.
Nesër, në natën e dytë të Festivalit, premtohen emocione dhe surpriza të reja. Një spektakël për të mos u humbur.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




