Mbyllet protesta e opozitës, u hodhën molotovë e vezë drejt godinës së Bashkisë së Tiranës

Opozita u ngrit sërish në protestë para Bashkisë së Tiranës me të njëjtën kërkesë, dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Kjo ishte protesta e 13 e opozitës, ndërsa zgjati më pak se një orë për shkak të temperaturave shumë të larta.
Sikurse edhe në tubimet e mëparshme, edhe këtë të premte (21 qershor) nuk munguan tensionet dhe incidente. Protestuesit hodhën molotovë dhe vezë në drejtim të godinës së bashkisë.
Opozita nisi protestat duke kërkuar dorëheqjen e Veliajt, pas arrestimit të 3 ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës dhe për çështjen e inceneratorit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




