Mbyllet sezoni për Ter Stegen! Portieri do operohet dhe do qëndrojë

Marc-André ter Stegen u largua i përlotur nga fusha pas dëmtimit të rëndë të pësuar në fund të pjesës së parë të ndeshjes së djeshme kundër Villarrealit. Portieri gjerman, pësoi një këputje të tendinës në gjurin e djathtë dhe nuk do të kthehet në fushë për tetë muaj.
“Testet e bëra te lojtari i ekipit të parë Marc ter Stegen konfirmojnë se ai ka pësuar një këputje të plotë të tendinit patellar në gjurin e tij të djathtë. Ai do t’i nënshtrohet një operacioni të hënën pasdite. Portieri i Barçës është dashur të largohet nga fusha në Estadio de la Cerámica në fund të pjesës së parë: gjermani ishte dukshëm i lënduar dhe u zëvendësua shpejt nga Iñaki Peña.
Këtë sezon kapiteni i Barçës ka zbritur gjithmonë në fushë. Paraqitja e tij kundër Villarrealit ishte e 289-ta me fanellën e skuadrës blaugrana dhe e kaloi portierin legjendar Antoni Ramallets në vendin e tretë në renditjen e të gjitha kohërave të portierëve më të paraqitur për Barcelonën”, shkruhet në njoftimin e klubit spanjoll.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




