Mbytet anija në Libi, OKB: Më shumë se 60 emigrantë kanë humbur jetën

Botë | 3 vite më parë

Rreth 61 emigrantë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, kanë humbur jetën pasi një anije u mbyt në brigjet e Libisë.

Duke cituar rrëfimet e të mbijetuarve OKB thotë se në Libi, anija ishte larguar nga qyteti bregdetar Zuwara, i vendosur në perëndim të kryeqytetit Tripoli dhe 60 km nga kufiri me Tunizinë, me rreth 86 persona në bord.

“Mesdheu qendror vazhdon të jetë një nga rrugët më të rrezikshme të migracionit në botë”, tha agjencia e OKB-së.

Libia është një pikë kyçe tranziti përgjatë rrugës Qendrore të Mesdheut. Çdo vit, dhjetëra mijëra njerëz lëvizin përtej kufijve të Libisë.

Sipas shifrave të fundit të publikuara nga agjencia e OKB-së për refugjatët, më shumë se 2.500 njerëz kanë vdekur ose janë zhdukur vetëm këtë vit në Mesdheun Qendror dhe “numrat në pjesë të tjera të botës ka të ngjarë të jenë shumë të larta”./ CNN

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme