Mbytja e varkës me emigrantë në ishujt Kanarie në Spanjë, më shumë se 30 viktima

Botë | 3 vite më parë

Më shumë se 30 emigrantë dyshohet se kanë humbur jetën dhe 35 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi varka e tyre u mbyt në Oqeanin Atlantik pranë ishujve Kanarie.

Autoritetet spanjolle thanë se 24 persona janë shpëtuar, por është ende e paqartë se sa njerëz ishin në bord.

Anija u mbyt rreth 100160 km në jug-lindje të Gran Canaria të mërkurën.

Angel Victor Torres, udhëheqësi i rajonit të Ishujve Kanarie, e përshkroi incidentin si një “tragjedi” dhe i bëri thirrje Bashkimit Evropian të krijojë një politikë migracioni që “ofron përgjigje të koordinuara dhe mbështetëse” për çështjen e migrimit.

Edhe pse jashtë bregut perëndimor të Afrikës, Ishujt Kanarie janë pjesë e Spanjës dhe shumë migrantë udhëtojnë nga Afrika në arkipelag me shpresën për të arritur në Evropën kontinentale.

Rruga e migrimit Afrikë Perëndimore-Atlantik konsiderohet si një nga më vdekjeprurësit në botë, dhe të paktën 543 migrantë kanë humbur jetën ose janë zhdukur gjatë vitit 2022 sipas Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit (IOM) të OKB-së.

Lajmi vjen pasi një varkë me emigrantë me qindra njerëz u mbyt në brigjet greke javën e kaluar, me të paktën 78 të vdekur./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme