“McGonigal”, Meta: Asgjë nuk do ta shpëtojë Ramën nga ndëshkimi! Mund të ketë lekë të blejë këdo, por jo mua dhe Berishën

Politikë | 4 vite më parë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndalur sërish te çështja McGonigal, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama “për grusht shteti”, teksa theksoi se kreu i qeverisë “nuk do të shpëtojë nga ndëshkimi”.

Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të PL-së, Meta tha se opozita do të ngrjë Komision Hetimor për Ramën, duke shtuar se “ai mund të ketë para të korruptojë kë të dojë, por jo Metën dhe Berishën”. Sipas Metës, Rama do të ketë humbje katastrofike në zgjedhjet e 14 majit.

“Përpjekja e Ramës për t’i shpëtuar hetimit nga Parlamenti është e pashpresë. Nëse SHBA është ngritur në këmbë për një drejtor të korruptuar e bën komision hetimor në Kongres, pas asnjë diskutim që parlamenti do kthehet në normalitet kur të fillojë komisioni hetimor për Ramën dhe për këtë çështje. Përpjekja e tij për të instaluar një regjim personal, ka përfunduar. Sot është një opozitë tjetër, një lider opozitar tjetër. Për këtë grusht shteti që ka bërë, mund të blejë kë të dojë, por Ilir Metën dhe Sali Berishën nuk i ble dot. Do ketë një humbje katastrofike, asgjë nuk do ta shpëtojë nga ndëshkimi. Ka instaluar një regjim arbitrar”, tha Meta.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme