“McGonigal”/ Rithemelimi dorëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor! I bashkohen edhe deputetë të PD-së së Alibeajt

Politikë | 4 vite më parë

Deputetët e PD së Rithemelimit kanë dorëzuar këtë të premte në Kuvend, kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor, ku kërkojnë  zbardhjen e lidhjes, sipas tyre, të Kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e arrestuar të FBI-së, Charles McGonigal. Në një komunikim për mediat,deputeti Luçiano Boçi tha se për ngritjen e këtij Komisioni kanë firmosur 44 deputetë, ndërsa bie në sy fakti se kësaj nisme i janë bashkuar edhe deputetë të kampit të Enkelejd Alibeajt, mes të cilëve edhe Oerd Bylykbashi e Gazment Bardhi. 

“Kemi dorëzuam kërkesën e firmosur 44 deputetë për të ngritjen e Komisionin Hetimor. Me këtë Komision do e nxjerrim Ramën nga kamaria ku është fshehur pasi nuk pranon as interpelnacë  jo vetëm komisioni do e nxjerr nga kamaria, por dhe protesta e 11 shkurtit. Ka një paralajmërim nga Balla përr mos pranim të komisionit pasi pretendon se ky lidh do të ndryshohët. Ndërkohë rregullorja e përcakton qartë se kur ¼ e deputetëve kërkojnë ngritjen e komisionit, është detyrë e kuvenidi ta pranojë. S’do shpëtojë kësaj radhe. Ai do vijë në Komision Hetimor si ‘çeço’ dhe do përgjigjet para komisionit. Komisioni do marrë detajet dhe do kërkojë të gjitha takimet e kryeministrit dhe skandalin e tij për të korruptuar institucionet e qeverisë amerikane, me qëllim goditjen e sistemit të pluralizimit në Shqipëri, dhe opozitës“, tha Boçi.

PD ka hedhur akuza ndaj Kryeministrit Rama dhe këshilltarëve të tij për lidhjen me McGonigal, ku sipas saj, kreu i qeverisë ka përdorur ish-zyrtarin e lartë të FBI-së për favore të qeverisë dhe në dëm të opozitës. Kryeministri Edi Rama ka reaguar jo pak herë ndaj këtyre akuzave, reagimi më i fundit një ditë më pare (2 shkurt), ku theksoi se drejtësia amerikane nuk ka asnjë akuzë për të. 

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme