Më shumë se 2 orë protestë para Kuvendit, Berisha: Parlamenti, bunker i fjalës së ndaluar! Meta: Do rivendoset llogaridhënia

Pas më shumë se dy orësh me pankarta dhe thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, është mbyllur protesta e opozitës para Kuvendit. Demokratët me pankarta në duar dhe thirrjet “Rama ik” kërkuan largimin e kryeministrit duke e akuzuara atë si të korruptuar.
Në protestë ishin të pranishëm edhe deputetët e Rithemelimit të përjashtuar nga seanca e Kuvendit, ndërsa Sali Berisha iu bashkua demonstruesve 1 orë me vonesë.
Protesta ishte paqësore, ku nuk munguan tymueset dhe flakadanët, por as mesazhet nga drejtuesit e saj duke drejtuar gishtin nga qeveria Rama “si të keqen më të madhe dhe arsyen e të gjithë problemeve të këtij vendit”.
Në fjalën e tij para protestuesve, Berisha akuzoi maxhorancën se e ka shndërruar Parlamentin në “bunkerin e fjalës së ndaluar”.
“Protestë e jashtëzakonshme. Ju po protestoni për ccdo shqiptar i cili ka në vetëdijen e tij të çmuara idealet e lirisë. Ju protestoni sot këtu për çdo shqiptar i cili beson se parlamenti duhet të jetë tempulli i demokracisë dhe jo bunkeri i fjalës së ndaluar. Ju protestoni për ccdo shqiptar i cili beson se, pavarësisht se për cilën forcë politike ka votuar, në parlament ata që janë në opozitë janë për t’i thënë të vërtetën në sy qeverisë. Pse ky parlament nga tempull i fjalës së lirë është shndërruar në bunker të fjalës së ndaluar? E thjeshtë, ccdo hajdut që të futet në shtëpi për të vjedhur, tenton të të vrasë po mundi. Këta nuk futen në shtëpitë tona si banda, pro në xhepat tona, në pasuritë publike të shqiptarëve, vjedhin natën e ditën. Këta i urrejnë qytetarët. A i shihni të takohen me qytetarët? Asnjëherë. Ata vijnë njëherë në katër vjet me thasët e mbushura me eurot që u kanë vjedhur ju. Ata vijnë me thasët me narkoeuro të siguruara nga bandat e tyre për të blerë votat. Sepse ju konsiderojnë ju, demokratë dhe socialistë, qenie inferiore, qenie të dyta, qenie që janë për të duartrokitur dhe asgjë më shumë. Ky revolucion nuk është revolucion i PD. Në të vërtetë është një lëvizje e fuqishme shqiptare. Është një revolucion shqiptar, i çdo shqiptari, që nuk mund të pajtohet që për të vjedhur taksat tuaja, rruga në Shqipëri të ndërtohet me një çmim 6-10 herë më të shtrenjtë”, tha Berisha.
Edhe aleati i ngushtë i Berishës, Ilir Meta, iu bashkua protestës me gati 2 orë vonesë, ndërsa tha se ata do të rivendosin llogaridhënien në Kuvend.
“U bëj thirrje të gjithëve, mos prisni t’ua vënë traun te dera e shtëpisë e tua marrin paratë edhe kur hyni edhe kur dilni. Kjo protestë do t’i japë shumë shpejt rezultatet e saj të mrekullueshme. Shumë shpejt në sallën e Kuvendit do rivendoset llogarivënia dhe drejtësia nuk do jetë më në xhepin e Edi Ramës dhe Ëngjëll Agaçit, përgjegjësit kryesorë për të gjithë këtë korrupsion. Ata plackisin Portin e Durrësit që është port kombëtar, e çojnë kilometrin shumë herë më shtrenjt se vendet e BE”, tha Meta.
E pranishme në protestë ishte edhe ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli e cila e konsideroi skandal përjashtimin e deputetëve nga Kuvendi. Një fjalë para protestuesve mbajtën edhe deputetët Belind Këlliçi, Ina Zhupa dhe Flamur Noka .
“Asnjëri prej jush nuk jeni të korruptuar por jeni njerëz të lirë dhe siguroni jetën tuaj me djersë dhe mund. Djersa e shqiptareve është vjedhur prej 9 vitesh nga Rama dhe ministrat e tij. Sot i them atij, t’i nuk je më përfaqësuesi i joni, pasi në nuk pranojnë të përfaqësohemi nga një i korruptuar dhe se në krye të qeverisë të jetë një person i etiketuar si turpi i Shqipërisë”, tha Noka.
Për mbarëvajtjen e protestës u angazhuan rreth 1000 efektivë dhe në gatishmëri ishte edhe FNSH, por fatmirësisht nuk pati asnjë konfrontim të protestuesve me kordonin policor.
Zhvillimet minutë pas minute:
Ora 11:45 Meta i bashkohet me gati 2 orë vonesë: Të gjithë në këmbë, t’i tregojmë vendin Ramës

Aleati i ngushtë i Berishës, Ilir Meta, iu bashkua protestës së opozitës me gati 2 orë vonesë, ndërsa tha se ata do të rivendosin llogaridhënien në Kuvend. Ai e konsideroi protestën si të “mrekullueshme”, teksa theksoi se rezultatet do t’i japë shumë shpejt. Meta i bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen aksionit të opozitës, për të larguar kryeministrin Edi Rama nga drejtimi i qeverisë.
“U bëj thirrje të gjithëve, mos prisni t’ua vënë traun te dera e shtëpisë e tua marrin paratë edhe kur hyni edhe kur dilni. Kjo protestë do t’i japë shumë shpejt rezultatet e saj të mrekullueshme. Shumë shpejt në sallën e Kuvendit do rivendoset llogaridhënia dhe drejtësia nuk do jetë më në xhepin e Edi Ramës dhe Ëngjëll Agaccit, përgjegjësit kryesorë për të gjithë këtë korrupsion. Ata plackisin Portin e Durrësit që është port kombëtar, e ccojnë kilometrin shumë herë më shtrenjt se vendet e BE. Të gjithë në këmbë kundër këtij regjimi. Jam i sigurt se të gjithë shqiptarët e ndershëm do t’i tregojmë vendin atij ccdo ditë dhe në zgjedhjet më të shpejta”, tha Meta.
Ora 11:32/ Berisha: Veliaj dhe Rama i kanë vjedhur qytetarëve të Tiranës 54 milionë euro
Në fjalën e tij në protestën para Kuvendit, Sali Berisha nuk i kurseu akuzat në drejtim të kryeministrin Edi Rama e po ashtu edhe ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Sipas Berishës, ata i kanë vjedhur qytetarëve të paktën 54 milionë euro.
“Nuk ka kryeministër në botë që lejon taksë antikushtetuese në territorin e vendit. Po ky e lejon se nëse te shkolla Sami Frashëri 6 milionë euro, ai ka vjedhur të paktën 5 milionë. Ai i ka ndarë me Edi Ramën. Ndaj vazhdon dhe kalon në taksa të tjera. Po si ka mundësi që ky ditën e natën në çdo kohë, ky u vjedh qytetarëve të Tiranës 18 euro për ton mbetje, në një kohë kur kontrata e ka që do mblidhen me 11 euro nëse plehrat nuk digjen. Ka pesë vite që nuk digjet asnjë ton pleh. Veliaj dhe Rama kanë vjedhur qytetarët e Tiranës 54 milionë euro. Ai rrezitet në Surrel, tjetri në majë të Kodrës së Diellit, por kontot e tyre fryhen si derrat në kurriz tuaj. Pra, ky revolucion nuk është mburojë për deputetët e PD-së, as për PD-në, por ky është revolucion për interesat e çdo qytetari, çdo shqiptari. Ky është revolucion për shqiptarët dhe Shqipërinë. Edi Rama i ka si gangrenë vjedhjet me të cilat është kapur në flagrancë. Tani nuk guxon të duket dhe urdhëron Lindën e tij, Lindën e parlamentit të përjashtojë deputetët siç nuk ka ndodhur as në diktaturë”, tha Berisha.
Ora 11:10/ Zhupa: Deputetët e Ramës u futën fshehurazi në Kuvend, s’u përballën me protestuesit
Deputetja e PD Ina Zhupa tha se deputetët socialistë nuk u përballën me protestuesit para Kuvendit, por zgjodhën që të futeshin nga dera e pasme. Mes protestuesve, Zhupa tha se duke u fshehur mazhoranca mendon se do harrohet skandali McGonigal
“Doktor Berisha vjen këtu me misionarët e revolucionit dhe krenarinë e demokracisë. Ne sot pamë me sytë tanë sesi disa deputetë zgjodhën të rrinin ballazi të përshëndeteshin me qytetarët për të hyrë në sallën e parlamentit dhe deputetët e Edi Ramës hynë fshehurazi nga hyrja e dytë e parlamentit. Ata mendojnë se duke e fshehur Ramën për 3 javë ne do harrojmë skandalin McGonigal”, tha Zhupa.
Ora 10:58/ Topalli: Në 3 dekada nuk ka ndodhur që të përjashtohet gjysma e grupit parlamentar nga Kuvendi

Ish kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka qenë e pranishme në protestën e opozitës para Kuvendit, ku tha se nuk kishte ndodhur kurrë që në 3 dekada të përjashtohet gjysma e deputetëve të një grupi parlamentar.
“Në 3 dekada, nuk ka ndodhur kurrë që të përjashtojnë gjysmën e grupit parlamentar në mënyrë që ai të ndihet i sigurte kur të shkojë në parlament. Nuk ka ndodhur kurrë që të mos i përgjigjet kërkesës së opozitës për interpelancë. Nuk kanë ndodhur kurrë të mos ngrihet një komision hetimor kur e ka kërkuar opozita. Byroja ka pezulluar një ligj për komisionin hetimor. Jam e pafjalë! Gjatë këtyre vendimeve, Shqipëria ka vuajtur dhe është boshatisur si kurrë më parë. Pushteti i parasë bleu kryetarin e opozitës, blen këdo që mos të flasë. Vjen një moment kur njeriu thotë prit pak, ka momente në jetë kur njeriu ndihet i pafuqishëm por kurrë momente që njeriu të ndalojë së protestuari. Ky në 9 vite ka përzënë nga Shqipëria mbi 900 mijë shqiptarë, janë njerëzit tanë, janë fëmijët tonë që kanë marrë rrugët e botës. Kryetaren e Parlamentit e paskan fshehur sot. Ky që shikoni aty (Taulant Balla) ishte i pari që dilte me bilbil, për 3 muaj rresht, merrnin altoparlantë dhe asnjeri nuk i ka nxjerrë nga parlamenti”, tha Topalli.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



