Më shumë se 260 të vdekur dhe 650 plagosur nga përplasja e trenave në Indi

Botë | 3 vite më parë

Një tren pasagjerësh mendohet se ka dalë nga shinat para se të goditej nga një tren tjetër në shinat ngjitur.

Të paktën 260 persona janë vrarë dhe 650 janë plagosur në një përplasje të shumëfishtë treni në shtetin lindor të Indisë, Odisha.

Më shumë se 200 ambulanca u dërguan në vendngjarje në distriktin Balasore, thotë kryesekretari i Odisha, Pradeep Jena.

Ky është aksidenti më i rëndë i trenit në Indi këtë shekull. Zyrtarët thonë se numri i të vdekurve pritet të rritet më tej.

Kryeministri indian Narendra Modi tha se ai ishte i shqetësuar nga incidenti dhe mendimet e tij ishin me familjet e viktimave.

“Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar në vendin e fatkeqësisë dhe e gjithë ndihma e mundshme po u jepet të prekurve,” shkroi ai në Twitter.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm Amit Shah e etiketoi incidentin “thellësisht shqetësues”.

Besohet se disa vagona nga Shalimar-Chennai Coromandel Express kanë dalë nga shinat rreth orës 19:00 me orën lokale (13:30 GMT), me disa prej tyre që kanë përfunduar në rrugën e kundërt.

Një tjetër tren që udhëtonte nga Yesvantpur në Howrah , mendohet se ka goditur vagonët e përmbysur.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme