Media amerikane Axios: SHBA dhe Irani pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës

Administrata amerikane dhe Irani duket se janë afër një marrëveshjeje për t’i dhënë fund konfliktit, me negociatat që po përqendrohen tek formulimi i disa pikave të mbetura.
Një zyrtar amerikan i informuar mbi bisedimet tha për “Axios” se palët janë pranë një marrëveshjeje, edhe pse ende nuk ka asgjë përfundimtare.
Sipas këtij zyrtari, dallimet e mbetura kanë të bëjnë kryesisht me gjuhën e përdorur në dokumentin përfundimtar. Ka shenja në rritje se të dyja palët po konvergojnë drejt një zgjidhjeje, duke e vendosur procesin në rrugën e duhur.
Më herët, Donald Trump deklaroi për të njëjtën media se “jemi 50-50, ose për një marrëveshje të mirë me Teheranin, ose për bombardimin e Iranit – dhe një bombardim që do ta asgjësojë atë”.
Një burim pakistanez i përfshirë në bisedime i tha “Reuters” se marrëveshja e përkohshme midis dy palëve është në fazat e saj përfundimtare. Ai e përshkroi si një marrëveshje “mjaft gjithëpërfshirëse” që synon t’i japë fund luftës.
Nga ana e tij, Teherani ka paraqitur një draft me 14 pika, i cili po diskutohet si bazë për marrëveshjen.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




