Media spanjolle “Mundo Deportivo”: Shtatori, ideal për të vizituar Shqipërinë

Aktualitet | 2 vite më parë

Ksamili, plazhi më i bukur në Shqipëri, Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës për adhuruesit e natyrës dhe maleve, Gjirokastra, me qendrën e saj historike një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, janë këto disa nga informacionet kryesore që e përditshmja barcelonase “Mundo Deportivo” i përcjell lexuesit të saj.

Shkrimi nuk lë pa përmendur Tiranën, një qytet modern i cili nuk duhet humbur dhe që mund ta shihni nga lart duke marrë teleferikun.

“Mundo Deportivo” i rekomandon lexuesit të saj Shqipërinë si një destinacion idealë për t’u vizituar në muajin shtator, atëherë kur çmimet bëhen më të arsyeshme dhe temperaturat më të durueshme.

“Fluturimi drejt këtij destinacioni të ri gati për t’u zbuluar do t’ju kushtojë jo më shumë se 50 euro përgjatë muajit shtator.

Në më pak se dy orë aeroplani do t’ju zbresë në kryeqytetin e Shqipërisë dhe më pas me makinë do të mund të udhëtoni për në bregdetin e bukur shqiptar.

Ky vend i njohur tashmë si “Karaibet e Europës” nuk ofron vetëm plazhet, por edhe qytetet mesjetare, sportet ekstreme rafting dhe eksperiencat në natyre”, theksohet në shkrim.

Gazetar: Omer Saraçi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme