Medinsky: Afër marrëveshjes për neutralitetin e Ukrainës!

Botë | 5 vite më parë

Duket se Rusia dhe Ukraina, pas 4 javësh luftimesh të ashpra, janë afër një marrëveshjeje.

Kështu ka deklaruar negociatori rus Vladimir Medinsky pas bisedimeve mes Moskës dhe Kievit zyrtar.

Negociatori rus tha se janë afër një marrëveshjeje për neutralitetin e Ukrainës, që mund t’i hapë rrugën fundit të luftës.

“Afër marrëveshjes për neutralitetin e Ukrainës. Bisedime për statusin neutral të Ukrainës”, shkroi negociatori rus, Vladimir Medinsky.

Agjencia e lajmeve “Interfax” citoi Medinskyn të njoftonte se ekipet negociuese që përpiqeshin të binin dakord për përfundimin e luftës në Ukrainë dhe se “po diskutonin elementët e garancive të sigurisë, nëse Ukraina nuk përpiqet të bashkohet me NATO-n”.

Ai nuk pranoi të zbulojë detaje të tjera nga bisedimet.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme