Medvedev zhduk Ukrainën nga harta: Kjo do të jetë Europa pas ‘operacionit’ rus

Ish presidenti i Rusisë, njëherësh zv.president i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev ka publikuar një hartë të Europës që ka ngjallur reagime të shumta pasi ka zhdukur Ukrainën
Ish-presidenti i Rusisë postoi dy harta. E para tregonte territorin ukrainas që përfshinte edhe Krimenë.
“Në mendjen e droguar të presidentit të Ukrainës, kjo është fotografia e së ardhmes së ndritur të vendit të tij,” shkroi Medvedev në mbishkrimin e kësaj harte të parë

Ndërsa në hartën e dytë tregonte një Ukrainë të ndarë, me pjesën më të madhe të territorit të saj të aneksuar Rusia.
“Analistët perëndimorë besojnë se në të vërtetë do të duket diçka si kjo,” shkroi Medvedev për hartën e dytë.
Me këtë hartë Medvedev tregoi qartë edhe synimet e Rusisë me luftën që ka nisur në Ukrainë. Në hartë Medvedev ka i ka dhënë territore të Ukrainës edhe Rumanisë dhe Hungarisë duke ngjallur debate të shumta. Vetë Rumania i ka cilësuar këto mjete dezinformuese pasi ajo plotësisht pavarësinë e Ukrainës sipas kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




