Meksika në Botërorin e saj të shtatë radhazi, e nis me Poloninë

Dita e parë e Grupit C të Katarit 2022 përfundon me ndeshjen mes Meksikës dhe Polonisë, e cila pason ndeshjen mes Argjentinës dhe Arabisë Saudite.
Meksika e “Tata” Martinos prezantohet në Botërorin e saj të shtatë radhazi: munguesit e mëdhenj, të pa thirrur, janë “Chicharito” Hernandez dhe Carlos Vela, kampion i freskët i MLS me Los Angeles FC. Vëmendja u zhvendos tek Hirving Lozano, mes yjeve të skuadrës.
Polonia mbërriti në Katar duke fituar Play off-in ndaj Suedisë 2-0 me golat e Robert Lewandowski dhe Piotr Zielinski, pasi arriti në finale për shkak të përjashtimit të Rusisë. Carlos Michnieewicz ka thirrur të gjithë emrat e mëdhenj, përfshirë Arkadiusz Milik, nga një fillim i mrekullueshëm i sezonit me Juventusin.
Në vitin 2018, në Rusi, Meksika u kualifikua e dyta në Grupin F pas Suedisë, duke eliminuar Gjermaninë, e mundur ndër të tjera me golin e Lozanos: “Tri” u mund më pas në raundin e 16-shes nga Brazili.
Nga ana tjetër, Polonia i mbylli grupet në vendin e fundit, në Grupin H, pas Kolumbisë, Japonisë dhe Senegalit, duke fituar vetëm ndaj kombëtares së Japonisë.
Ndeshja mes Meksikës dhe Polonisë, e planifikuar për të martën më 22 nëntor 2022, do të luhet në “Stadium 974”, i njohur edhe si “Container Stadium”, në Doha, ora 17:00.
MEKSIKË-POLONI
MEKSIKË(4-3-3): Ochoa; Sanchez, Montes, Moreno, Gallardo; Guardado, Herrera, E. Alvarez; Lozano, Funes Mori, Vega. Trajner: Martino
POLONI(3-5-2): Szczesny; Bednarek, Glik, Kiwior; Cash, Zurkowski, Krychowiak, Zielinski, Zaleëski; Milik, Lewandowski. Trajner: Michniewicz
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



