Memaliaj ,500 metër rrugë e dëmtuar izolon 30 familje .

Vetëm 500 metër rrugë e parregulluar po lë të izoluar një lagje në qytetin e Memaliaj .Bëhet fjalë për problem I ngritur disa herë nga banorët e Fshat Memaliaj të cilët shprehen se shirat e ditëve të fundit kanë sjellë edhe shkatërrimin total të këtij aksi rural. Dikur kjo rrugë kalohej vetëm me mjete të larta ndërsa sot për shkak të thellimit të kanalit ajo është bërë e pakalueshme. Banorët tregojnë se janë të detyruar të lëvizin me këmbë ashtu si dhe fëmijët e shkollës që ecin në ditë me shi e borë. Për shkak të rrugës së dëmtuar në këtë aks rural janë shënuar edhe dy aksidente rrugore me pasojë plagosjen e dy shtetasve.
- Kemi 20 vjet që skemi rrugë. Është turp se jemi vetëm 500 metra larg bashkisë. Kemi bërë thirrje dhe ankesa pafund, çdo gjë në veshë të shurdhët. Banorët zbresin me këmbë nëpër shi e borë. Të sëmurët transportohen me krah. Vetëm këtë javë që ranë shirat e bënë më keq , kanali u thellua dhe tani sngjiten më as makinat e larta .
- Këtu janë edhe varrezat , I transportojmë arkivolet në krah në këtë rrugë që squhet më as e tillë .U ngeli fjala ska fonde këtyre të bashkisë, po taksat tona ku shkojnë ?!.
- Ne jemi bërë të gjithë si banorë , nuk mund të presim më .Vetëm këtë javë ndodhën dy aksidente rrugore . Rëshkitën makinat, u plagos djali 20 vjeç. Nëse nuk marrin masa as mos të vijnë për zgjedhje.
Banorët kërkojë ndërhyrje të menjëhershme pasi deri tani kjo rrugë është bërë në mënyrë private nga vetë ata , por tashmë në këtë gjëndje të degraduar ajo kërkon një investim madhor..Në fshat Memaliaj I cili ndodhet në nje distancë reth 500 metra larg qytetit banojnë reth 30 familje vështirësia për të cilët mbetet mungesa e infrastrukturës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




