Mercedes: Hamilton rinovoi, sepse Verstapen e refuzoi

Formula 1 | 5 vite më parë

Rinovimi i Lewis Hamilton me Mercedes erdhi për shkak të refuzimit të Max Verstappen. Ky është mendimi i Ralf Schumacher në një intervistë të fundit të dhënë për ‘Bild’. Vëllai i Michael thotë se ai është i bindur se përparësia e ekipit Brackley për 2022 ishte pikërisht piloti hollandez, i cili megjithatë nuk donte të dinte për martesën me projektin e rivalëve. Prandaj erdhi vendimi, përsëri sipas Ralf, për të zgjatur martesën e Mercedes me Hamilton. Në ndërkohë, ekipi i Toto Wolff është ende i pavendosur se çfarë të bëjë për pilotin e dytë, gjithmonë me të njëjtët emra në garë, atë të Valtteri Bottas dhe George Russell.

Fjalët e Ralf – “Unë kam një ide shumë specifike në lidhje me rinovimin e Lewis Hamilton me Mercedes për sezonin 2022”, – tha Ralf Schumacher. Zgjatja e kontratës që skadon në fund të këtij viti, të paktën për sa më përket mua, shpjegohet me “jo” të Max Verstappen për të lëvizur drejt Mercedes. Wolff & Company dëshironin të siguronin Max dhe më pas të bënin gjumin të qetë, por ai nuk pranoi dhe e vetmja alternativë përpara ishte rinovimi me Leëis”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme