Mercedes, Wolff: Pilotët tanë meritojnë më shumë

Mercedes deri më tani nuk i ka dhënë kënaqësi Toto Wolff. Klasifikimi është i qartë dhe i sheh George Russell dhe Leëis Hamilton larg majës së kampionatit të pilotëve, të pushtuar nga Ferrari i Charles Leclerc. Megjithatë, ka një aspekt pozitiv në të gjitha këto dhe Ëolff e shpjegon kështu: “Më ka bërë shumë përshtypje se si Russell është vendosur. Bashkëpunimi me Hamilton është një nga gjërat e pakta të mira për momentin. Të dy punojnë së bashku, pa fërkime: shumë produktive dhe pozitive për ekipin”.
Pavarësisht kësaj, Lewis Hamilton nuk shkoi mirë në skenën e Imolas. Britaniku jo vetëm përfundoi në vendin e 13-të, por pësoi edhe dublimin e Max Verstappen, ndërsa Russell fitoi vendin e katërt. Ëolff duket se është i trishtuar nga kjo situate. “Ne kemi ndoshta dy nga tre pilotët më të mirë dhe ata meritojnë një makinë që lufton për majën dhe jo që ajo të bjerë në pistë”.
Më pas, menaxheri vjenez i dha zemër Hamiltonit: “Unë nuk njoh asnjë pilot të vetëm që nuk ka pasur kurrë një moment të përkuljes. Por Hamilton nuk është të paktën nga aftësitë e tij, është makina. Për momentin gjithçka është keq, por kampionët dinë gjithmonë të rikuperojnë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




