“Mercenarë shqiptarë në Ukrainë,” Ambasadorja Kim: Gënjeshtra të Rusisë…

Politikë | 5 vite më parë

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, i ka cilësuar si gënjeshtra deklaratat e Rusisë së në Ukrainë po luftojnë mercenarë shqiptarë.

Në një postim në Twitter, kryediplomatja amerikane shprehet se bëhet fjalë për gënjeshtra që qëllim kanë të mbjellin dyshime dhe të shmangin të vërtetën e pushtimit.
E vërteta, shprehet Kim, është që Rusia ka pushtuar Ukrainën dhe që është e përfshirë në një sulm të paramenduar, të paprovokuar, të pajustifikueshëm ndaj një kombi tjetër sovran.

Pas deklaratave të liderit rus ka reaguar edhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka e cila sqaron se nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë. Xhaçka thekson se Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme