Mercenarë shqiptarë në Ukrainë? MPJ shqiptare thërret ambasadorin rus: Hedhim poshtë kategorikisht pretendimet

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, ka hedhur poshtë deklaratën e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, se ka dyshime që në Ukrainë ndodhen “mercenarë shqiptarë”. Ministria e Jashtme bën të ditur se, në shenjë proteste, është thërritur Ambasadori i Federatës Ruse, të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit.
“MEPJ hedh poshtë kategorikisht pretendimet e publikuara sot në agjencinë e lajmeve ruse TAS dhe dyshimet e ngritura nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për praninë e “mercenarëve shqiptarë” në Ukrainë. Në shenjë proteste është thërritur Ambasadori i Federatës Ruse, të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit”, thuhet në reagim.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




