Merkel: Gjermania krah SHBA-së

“Gjermania do të “qëndrojë së bashku” me Shtetet e Bashkuara për të kapërcyer sfidat globale nga pandemia e koronavirusit deri në ngrohjen globale”. Kështu u zotua Kancelarja Angela Merkel të hënën pasi Joe Biden u zgjodh presidenti i ardhshëm i Amerikës.
Në një deklaratë që ishte dukshëm e ngrohtë krahasuar me vërejtjet e saj katër vjet më parë kur Donald Trump mori Shtëpinë e Bardhë, Merkel nënvizoi “miqësinë e të dy vendeve që i ka rezistuar kohës”. Ajo vuri në dukje “përvojën dekada të presidentit të zgjedhur në politikën e jashtme” dhe kujton “takime të mira dhe bisedime me të”.
Merkel gjithashtu tha se nënpresidentja e zgjedhur Kamala Harris – “si gruaja e parë në këtë zyrë dhe si fëmijë i dy emigrantëve” – ishte një “frymëzim” më shumë. Ndërsa në vitin 2016, kur Trump fitoi presidencën, kancelarja përshëndeti fitoren e tij me një paralajmërim të jashtëzakonshëm: se ajo do të punonte me presidentin e SHBA –së vetëm me kusht që ai të respektojë vlerat demokratike.
Këtë herë, Merkel u zotua të qëndrojë “krah për krah” me SH.B.A. në “provën e vështirë të pandemisë së koronës … luftën kundër ngrohjes globale dhe luftën kundër terrorizmit”, duke vënë në dukje se Gjermania dhe SH.B.A. ndajnë shumë interesa të përbashkëta .
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




