Merr fund problemi i përmbytjeve, pastrohet kanali kullues në Lushnje

Sociale | 4 vite më parë

Pastrimi i një pjese të rëndësishme të kanalit të madh kullues në Lushnje, e largon këtë qytet nga harta e përmbytjeve. Pas 10 vitesh, Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit në Fier, ka nisur punën për pastrimin e rreth 2 km kanal, me fondet e shtetit shqiptar. Për banorët e lagjes, kjo punë, po sjell ndryshim në infrastrukturën rrugore, ndërsa kërkohet plotësimi i nevojave të tjera komunitare.

Të paktën 3500 ha tokë  bujqësore që kullohet nga ky kanal nuk do të përmbytet. Madje edhe nënkalimi i autostradës Lushnje – Tiranë, bëhet i kalueshëm për drejtuesit e automjeteve. Ujërat e dy përrenjve Lushnje dhe Karbunarë derdhen në këtë segment i cili  është nyjë e rëndësishme për rrjetin kullues të rrethit.

Kanali kullues kalon përmes lagjes “18 Tetori të Lushnjës, nëpër zonat e banuara. Ujërat e tij përfundojnë në emisarin e Myzeqesë dhe me tej derdhen në det. Kjo nyjë e rëndësishme për sistemin kullues ka shpëtuar nga ndërtimet pa leje mbi të, por mospastrimi i tij çdo sezon shirash sillte përmbytjen e banesave dhe tokave bujqësore.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme