Mes të plagosurve në ishullin Samos 14-vjeçari shqiptar nga Lezha

14-vjeçari i plagosur në ishullin Samos në Greqi është shqiptar. Djali me inicialet E.M., nga Lezha, ka goditje në kokë, krah të thyer dhe dëmtime në këmbë.
Mësohet se nga 15:00 është transportuar me helikopter drejt Athinës. Njoftohet se djali ishte duke u kthyer nga shkolla, teksa një mur është shembur dhe e ka zënë poshtë. Ndërkohë në këtë ishull 19 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa fatkeqësisht 2 adoleshentë, një 15-vjeçare dhe një 17-vjeçar kanë ndërruar jetë.
Po ashtu raportohet se në Athinë për mjekim të specializuar është transportuar dhe një 63-vjeçare.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




