Meta: A mban njeri përgjegjësi në këtë Qeveri që sekretet e shtetit dhe të qytetarëve kanë dalë “lakuriq?

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, zhvilluar para agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, ka kërkuar të merren masa për mbrojtjen nga sulmet kibernetike.
Sipas tij, në këtë mbledhje ka marrë garanci se nuk do të kishte asnjë problem, por faktet flasin ndryshe dhe se nuk është e qartë nëse mban dikush përgjegjësi që sekretet e shtetit.
“Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të zhvilluar para agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, kam kërkuar të merren masa të forta për mbrojtjen nga sulmet kibernetike dhe kam marrë garanci të plota se nuk do të kishte asnjë problem. Po kështu, edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të mbledhur menjëherë pas agresionit kundër Ukrainës. A mban njeri përgjegjësi në këtë Qeveri që sekretet e shtetit dhe të qytetarëve kanë dalë “lakuriq?”-’ shkruan Meta.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




