Meta: Ditët në vijim do të jenë një revolucion kundër korrupsionit

Ilir Meta, me anë të një postimi në Facebook krah Brisida Shehaj, Koordinatores Kombëtare të Luftës kundër Korrupsionit të Partisë së Lirisë, shprehet se pavarësisht se qeveria pushon, grabitjet dhe falsifikimet nuk ndalen. Sipas tij, ditët në vijim do të jenë një revolucion kundër korrupsionit deri në rivendosjen e llogaridhënies dhe ndëshkimit.
“Me Brisida Shehaj, Koordinatoren Kombëtare të Luftës kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë, gati për stinën më të nxehtë të denoncimeve. Edhe pse Qeveria pushon, vjedhjet, grabitjet, falsifikimet nuk pushojnë asnjë sekondë. Revolucioni Antikorrupsion nuk ndalet deri në rivendosjen e Llogaridhënies dhe ndëshkimit”, shkruan Ilir Meta.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




