Meta: Forcimi i bashkëpunimit politik dhe ekonomik me Moldavinë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot Ambasadorin e Moldavisë, Anatol Cebuc me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale.
Presidenti Meta i uroi Ambasadorit Cebuc suksese në misionin e tij në Shqipëri për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve tona.
Kreu i Shteti theksoi nevojën e forcimit të bashkëpunimit politik, ekonomik e tregtar dhe shfrytëzimin e mundësive reciproke në interes të qytetarëve tanë.“Bashkëpunimi mes dy vendeve edhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare rajonale dhe shumëpalëshe është i rëndësishëm”, theksoi Presidenti Meta.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




