Meta: Krimi ka kapërcyer çdo imagjinatë, mafia e inceneratorëve grabit milionat përmes firmave të falsifikuara

Presidenti Ilir Meta është ndalur tek çështja e inceneratorëve. Në një postim në Facebook Meta shprehet se sipas tij, miliona euro të taksapaguesve grabiten nga mafia e inceneratorëve me firma të falsifikuara të qytetarëve, që janë ndarë nga kjo botë prej 5 vitesh.
Për Metën vetëm lufta kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit mund të parandalojë falimentimin e Shqipërisë.
“Krimi dhe kapja e shtetit ka kapërcyer çdo imagjinatë. Ndërsa për të marrë pensionin u kërkohet pensionistëve që të paraqiten fizikisht për të provuar se janë gjallë, miliona euro të taksapaguesve tanë grabiten nga mafia e inceneratorëve me firma të falsifikuara të qytetarëve, që janë ndarë nga kjo botë prej 5 vitesh.
Vetëm lufta e hapur kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë. Koha nuk pret më”, shkruan Meta.
Prej disa ditësh LSI ka denoncuar disa kompani se kanë kryer evazion fiskal përmes inceneratorëve, ku pronar të disa kompanive miliona dollarësh rezultonin në pronësi të një çifti pensionistësh.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




