Meta lë Presidencën pas 5 viteve: Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare

Politikë | 4 vite më parë

Presidenti në ikje, Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shprehet se ka qenë privilegj të ishte në krye të shtetit shqiptar për 5 vite.

Duke publikuar një foto me fëmijët e tij, Meta uron mbarësi për çdo familje shqiptare.

“Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë. Uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën! Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, -shkruan Meta.

Presidenti i ri, Bajram Begaj do të betohet në një seancë të posaçme parlamentare që do të zhvillohet në orën 18:00 në Kuvend, ndërsa më pas do të zhvillohet në Presidencë edhe ceremonia e marrjes së detyrës së Presidentit.

Ceremonia pritet të fillojë në Presidencë në orën 18:45 me mbërritjen e personaliteteve të ftuar, ndërsa Begaj do të mbërrijë në orën 19:15. Begaj do të mbajë fjalën si Presidenti i ri i vendit në orën 19:40, pas dorëzimit të Kushtetutës nga Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme