Meta: Nevojitet një politikë e përgjegjshme ekonomike që lufton varfërinë!

Politikë | 5 vite më parë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas thirrjes së Ipeshkvijve të Kishës Katolike Shqiptare drejtuar qeverisë për të marrë masa për të varfrit, lidhur me rritjen e çmimeve. Presidenti Meta deklaron se e mbështet plotësisht mesazhin e tyre ndërgjegjësues dhe thekson se nevojitet një politikë e përgjegjshme ekonomike që lufton varfërinë dhe ndalon shpopullimin.
“Ky mesazh i drejtohet Qeverisë, Kuvendit të Shqipërisë, Institucioneve financiare vendase dhe ndërkombëtare, Bashkive, që të mbështesin dinjitetin e të varfërve dhe nevojtarëve”, deklarojnë Ipeshkvijtë e Kishës Katolike Shqiptare. Ndërkohë ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta I cili ka mbështetur  plotësisht mesazhin ndërgjegjësues dhe aktual drejtuar të gjitha institucioneve shtetërore në vend që çdo ditë të jenë  pranë të varfërve, të pamundurve dhe të mënjanuarve duke bërë çmos për t’ju garantuar mirëqenien dhe dinjitetin njerëzor.
Nevojitet një politikë e përgjegjshme ekonomike në interes të qytetarëve, që lufton varfërinë, garanton përfshirjen e plotë sociale, mbështetjen e të pamundurve dhe integrimin e tyre në shoqëri dhe që ndalon shpopullimin e vendit! ka theksuar me tej presidenti Meta.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme