Meta nga Azerbajxhani: Popujt që flenë në demokraci, zgjohen në diktaturë

Politikë | 4 vite më parë

“Popujt që flenë në demokraci, zgjohen në diktaturë”, kështu ka deklaruar, mes të tjerash, Presidenti Ilir Meta gjatë fjalës së tij në sesionin përmbyllës të Forumit IX Global të Bakusë, Azerbajxhan.

Teksa ka postuar në Facebook pjesë nga deklarata e tij, Meta thotë se është detyra e politikanëve ta bëjnë demokracinë më përfaqësuese dhe më të gjallë.

Ai ka bërë thirrje për bashkim të përpjekjeve në nivel kombëtar, rajonal e ndërkombëtar “për t’i bërë vendet tona dhe botën më të mirë dhe më të sigurt”.

“Në sesionin përmbyllës të Forumit IX Global të Bakusë me temë “Sfidat ndaj rendit botëror” theksova se është detyra jonë ta bëjmë demokracinë më të përgjegjshme, më të gjallë dhe më përfaqësuese për të rikthyer besimin dhe shpresën tek njerëzit. Mësimi i nxjerrë nga historia është se popujt që flenë në demokraci, zgjohen në diktaturë. Le të bashkojmë përpjekjet tona në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar duke demonstruar vullnet të mirë, dialog dhe mirëkuptim të ndërsjellë për t’i bërë vendet tona dhe botën më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë!”, shkruan Meta.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme