Meta nga Pogradeci: “S’ka çështje për Presidentin në Venecia”

Gjykata Kushtetuese pritet që të marrë vendimin për çështjen e shkarkimit nga detyra të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, por ky i fundit thotë se në Komisionin e Venecias nuk ka mbërritur asnjë kërkesë për këtë çështje.
Në Pogradec, ku mori pjesë në “Mëngjesin e lutjeve”, zoti Meta tha se shkarkimi i tij është çështje politike për të cilën nuk është aspak i shqetësuar.
“Nuk ekziston asnjë çështje në Venecia për Presidentin. Ajo është çështje politike. Nuk jam i shqetësuar, jam krenar për gjithë veprimtarinë time në mbrojtjen e kushtetutës. E cila është sulmuar në mënyrën më armiqësore, për të pasur sot një situatë aspak të dëshirueshme. Negociatat tashmë duhet të ishin hapur, në rast se do dëgjohej presidenti mbi zgjidhet vendore apo gjykatën kushtetuese. Presim një vendim të gjykatës kushtetuese për zgjedhjet vendore, në pikëpamjen e time është një çështje e qartë’.
I pyetur nga gazetarët lidhur me “Foltoren” e Sali Berishës, Meta tha se duhen debate në funksion të demokracisë.
“Nuk dua të komentoj zhvillimet e brendshme në asnjë forcë politike, duhet të kenë debatet e tyre në respektim të demokracisë dhe normave kushtetuese’.
Ndërsa për hamendësimet e një bashkëpunimi të mundshëm Rama-Basha, Meta tha se mjafton që të respektojnë kushtetutën dhe parimet demokracisë.
Sinkron ‘Nuk dua të bëhem pjesë e këtyre debateve, ato janë çështje të tyre mjaftojnë të respektojnë kushtetutën dhe parimet demokratike”.
Gjykata Kushtetuese nuk ka caktuar ende një datë për nisjen e shqyrtimit të ligjshmërisë së vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Më 9 qershor të këtij viti, Parlamenti shkarkoi nga detyra presidentin Ilir Meta.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




