Meta nis “Podcastin e lirisë”: Do na shoqërojë gjatë kampingut me rininë në Jalë

“Podcasti i Lirisë” është një mjet i ri komunikimi që Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka nisur me të rinjtë e kësaj force politike. Në podcastin e parë, Meta tha se kjo është një eksperiencë e re që do të zhvillohet gjatë ditëve të kampingut veror të LRI-së në Jalë.
Meta ka ndarë eksperiencën e tij të futjes dhe rrugëtimit në politikë por edhe ekspeditat e tij nëpër natyrë që shpesh i reklamon në rrjetet sociale.
“Gjatë kësaj vere kam mësuar shumë gjëra të reja të cilat ishin jashtë imagjinatës time. Kam qenë në Dobërdoll, në Çerem, Ishte një zonë e mahnitshme sa i përket bukurive, pyje pa fund. Skam parë pisha aq të shëndetshme. Liqene të mrekullueshme. Kam qenë, se unë e mbaj veten se sikur e njoh shumë mirë qarkun e Beratit, se kam qenë deputet në Skrapar, kam qenë në syrin e kaltër në Sinec, mbas syrit të kaltër në Sarandë e në Theth ka dhe një sy të kaltër në Berat që ka një ujë të freskët dhe të kulluar”, tha Meta
Ai pati një mesazh edhe për të rinjtë, ku u tha se duhet të shfrytëzojnë të gjithë potencialin e tyre për të bërë progres jo vetëm për vete por edhe komunitetin.
“Të rinjtë të mos e shpërdorojnë potencialin e madh që kanë për t’u përmirësuar, por të jenë sa më të vetëdijshëm për vetën e tyre dhe komunitetin. Të rinjtë duhet të punojnë shumë që të arrijnë atë që duna dhe nuk ka status quo, ka progres ose regres, koha lëviz shpejt dhe ti duhet të lëvizësh edhe më shpejt se koha në kuptimin e aftësimit”, tha Meta.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




