Meta : Një grupi i strukturuar kriminal po qeveris vendin!

Politikë | 5 vite më parë

Presidenti shqiptar Ilir Meta ka sulmuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama, duke e konsideruar atë si një grup kriminal që po qeveris Shqipërinë.

Zoti Meta ka shprehur shqetësimin e tij se me kapjen e reformës në drejtësi, nuk mund të luftohet korrupsioni. 

“Nëse kapet Reforma në Drejtësi, siç është kapur, kush do ta luftojë korrupsionin? Si do të luftohet korrupsioni? ” shkruan ai në një status në rrjetin social Facebook.

“Mjafton të shikoni vetëm aferën e inceneratorëve, 430 milion euro të paguara nga taksapaguesit shqiptarë dhe do të kuptoni se çfarë grupi i strukturuar kriminal e qeverisë këtë vend” shkruan më tej ai. 

Për kreun e shtetit shqiptar “Natyrisht hetimet nuk mund të ecin dhe të shkojnë atje ku është burimi i problemit, në selinë e Këshillit të Ministrave”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme