Meta: Partia e Lirisë do të jetë partia e profesionistëve të rinj

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, deklaron se partia që ai drejton do të jetë partia e profesionistëve të rinj. Sipas tij, të rinjtë do të kenë mundësi të shprehin dhe të vendosin idetë e tyre në veprim.
“Partia e Lirisë do të jetë partia e profesionistëve të rinj, të cilët mund të shprehin dhe të vendosin idetë e tyre në veprim. Kënaqësi që nga radhët e tyre, ekipit të Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë ju bashkua dhe inxhineri Dorian Osmanaj, një i ri profesionist i angazhuar rishtasi në Partinë e Lirisë.”- thkruan Meta.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




