Meta: Populli do të ngrihet në protesta të fuqishme

Përmes një postimi në Facebook, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, shprehet se shqiptarët po vidhen çdo ditë pa pushim dhe pa mëshirë, ndërsa shton se “çmimet do të bien kur populli të ngrihet”.
“Shqiptarët po vidhen papushim dhe pamëshirë. Është e qartë që çmimet do të bien, kur populli të ngrihet. Dhe populli do të ngrihet shumë shpejt në protesta të fuqishme!”, shkruan Meta.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




